Pse martesa në moshë të re s’është aspak ide e mirë?
Një martesë në moshë të re ka gjasa të përfundojë në divorc! Kështu të paktën thuhet në studimin e publikuar tek revista ‘Time’. Vajzat që martohen pas moshës 26-vjeçare janë më të predispozuara të kenë një martesë jetëgjatë krahasuar me ato që martohen më herët.
Sipas të dhënave, numri më i madh i divorceve është mes femrave të cilat janë martuar në moshën 15-20 vjeç. Martesat e hershme njihen nga sociologët si ‘martesat e fillimit’ dhe zakonisht zgjasin deri në 10 vjet.
Ndonëse nuk ka receta në çështje të tilla, nga studimet e mëparshme thuhet se që një martesë të jetë e shëndetshme duhet të nis nga partnerët e moshës 28-32 vjeç.
Shkaku i parë që të tilla martesa përfundojnë në divorc nuk është tradhtia siç mund ta mendoni të gjithë, por mungesa e komunikimit.