Pse njerëzit i janë trembur gjithmonë të premtes së 13-të?

Sot nuk është e premte dhe as data nuk shënon 13-të, por ç’rëndësi ka? Kureshtja dhe skepticizmi brenda nesh do të duan gjithmonë të dinë pse kjo ditë konsiderohet si fat i keq.

Nëse ju i trembeni legjendës dhe besoni vërtetë pse e premtja e 13-të është ditë e mallkuar, të paktën duhet ta dini pse. Epo, nëse nuk e lexoni këtë s’do ta mësoni kurrë.

13-ta është konsideruar gjithmonë si numër i keq. E keni vënë re që nëpër botë ndërtesat nuk para kanë kat të 13-të? Duket se e gjithë kjo e ka fillesën e saj tek darka e fundit e Jezu Krishtit.

Në darkën e fundit, ishin 13 persona në tryezë dhe i fundit ishte Jezusi. Me të drejtë do të mendoni se një numër që lidhet me figurën e tij do të konsiderohej me fat, por mos harroni se ditën tjetër atë e kryqëzuan.

Por pse e premtja?

Disa njerëz mendojnë se e premtja e 13-të u bë ditë e keqe pasi Philip-i i IV arrestoi qindra Kalorës Templar (shumë prej tyre u vranë) në këtë ditë në tetorin e 1307-ës.

Historia origjinale e përfshin gjithsesi besimin në gjithë këtë. Kryqëzimi i Krishtit ndodhi ditë të premte, menjëherë pas darkës së fundit. Kur 13-ta dhe e premtja takohen bashkë, njerëzit skeptikë dhe ata që besojnë tek fuqia e magjive, nisën të trembeshin. Shtoji kësaj faktin se zakonisht të premtet kanë qenë ditët kur njerëzit e dënuar me vdekje, vareshin.

Siç e shihni, që nga fillimi i historisë njerëzit paskan patur arsye t’i tremben të premtes së 13-të.

Por a ndodh vërtetë diçka e keqe në këtë ditë?

Sipas BBC-së, bëhen më shumë aksidente si pasojë trafiku. Gjithsesi, shanset që të kaloni një ditë normale si gjithë të tjerat janë të mëdha. Ndërkohë, mund të shihni për mace të zeza rreth e rrotull, të rezistoni së hapuri një çadër brenda shtëpisë dhe mbi të gjitha- Mos thyeni një pasqyrë.

Lajmi i mirë është se për 2018-ën kemi mbaruar me të premten e frikshme. Keni kohë për tu shqetësuar deri në 13 shtator të 2019-ës.

SHKARKO APP