Pse sediljet e pasagjerëve në avionë janë kryesisht me ngjyrë blu?

Edhe pse linjat ajrore variojnë në aspektin e shërbimeve dhe komoditeteve për pasagjerët, disa gjëra mbeten konstante. Ushqimi është përgjithësisht jo i mirë dhe banjot e ngushta, ndërsa sediljet, me përjashtim të klasit të parë, mund të jenë të parehatshme.

Mbase mund të keni vënë re një detaj. Përgjithësisht ndjenëset  e avioneve janë me ngjyrë blu. Shumë kompani ajrore zgjedhin këtë ngjyrë. Dhe ka një arsye të mirë: sepse është ngjyra më praktike.

E para sepse ndenjëset me ngjyrë blu janë më të lehta për t’u mbajtur pastër ose së paku është mënyra më e mirë për të dhënë imazhin se janë të tilla. Një arsye tjetër është sepse njerëzit përgjithësisht e lidhin ngjyrën blu me sensin e paqes dhe mirëqënies. Duke pasur parasysh ankthin që shkakton fluturimi, bën sens që të përhapet masivisht një ngjyrë që ka efekt qetësues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?