Pse shëndoshemi? Ja arsyet…

 

Trupi juaj ka sisteme të mençura të cilat e dinë se sa shumë duhet të hani – por të cilat nuk mund t’ia dalin mirë kur vazhdoni të hani më tepër se që duhet. Përderisa epidemia e obezitetit vazhdon të rritet, është e rëndësishme që ta kuptoni çfarë e shkakton shtimin e peshës.

Që nga 1980, obeziteti në mbarë botën është dyfishuar, dhe rreth 1.9 miliardë të rritur ishin me mbipeshë më 2014, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Marrja ditore e kalorive për një të rritur mesatar rekomandohet të jetë në mes të 2000kcal për femrat dhe 2,500kcal për meshkuj, përderisa konsumimi i yndyrës rekomandohet të jetë në mes të 70 dhe 90 gramë.

Trupi ka nevojë për këto nivele të kalorive në mënyrë që të funksionojë me efikasitet të plotë. Sidoqoftë, ne konsumojmë më shumë kalori se që trupi jonë ka nevojë. Kur këto kalori tejkalojnë nivelin e rekomanduar, atëherë trupi i ruan kaloritë shtesë.

Këto kalori shtesë që ruhen në trup ruhen në formë të yndyrës dhe mund të funksionojnë si rezervë nëse nuk hamë më pas shumë, por nëse dikush vazhdon të hajë, atëherë ata do të bëhen me mbipeshë ose obezë, përderisa trupi vazhdon të ruaj kalori shtesë.

Marrja e ushqimit rregullohet nga një pjesë e vogël në tru e quajtur hipotalamus. Kur yndyra ulet së bashku me nivelet e leptinës, hipotalamusi stimulon apetitin në mënyrë që të rrisë marrjen e ushqimit dhe të rifitojë energjinë e humbur.

Kur nivelet e laptinës janë të larta, apetiti “shtypet”, duke reduktuar marrjen e ushqimit dhe duke inkurajuar trupin për të djegur “karburant” shtesë.

Është menduar madje se leptini mund të përdoret si një trajtim për obezitet. Sidoqoftë, edhe pse është një rregullator i rëndësishëm për marrjen e ushqimit, apetiti ndikohet nga shumë gjëra, prej asaj se sa i ngopur është stomaku e deri tek gjendja emocionale e individit apo preferencat e ushqimit.

SHKARKO APP