Pse shkaktohen aknet në kurriz dhe si t’i trajtoni

Në mënyrë të ngjashme me aknet dhe njollat në fytyrë, puçrrat në trup shkaktohen nga prodhimi i tepërt i sebumit, ndërtimi i qelizave të vdekura të lëkurës dhe bakteret. Lëkura në shpinë është jashtëzakonisht e trashë, kështu që potenciali për pore të bllokuara është shumë i lartë.

Akumulimi i vajit dhe qelizave të vdekura të lëkurës krijon një mjedis ideal për shfaqjen e akneve. Përveç kësaj, ekzistojnë faktorë të stilit të jetës që mund të kontribuojnë në acarime të tilla, si hormone dhe djersitja e tepërt.

Më poshtë, gjeni disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni, për të ndihmuar në frenimin e problemit:

1. Lani lëkurën tuaj në dush çdo ditë, duke përdorur një sfungjer ose leckë, për një pastrim më të plotë.

2. Kërkoni për larës trupi ose krem hidratues trupi që përmban acid salicilik, glikolik ose laktik dhe përdorni një scrub (eksfolim për trupin), 2-3 herë në javë, për të parandaluar bllokimin e poreve nga qelizat e vdekura.

3. Lajini sytjenat më shpesh dhe nëse keni lëkurë shumë delikate, lajini ato pas çdo here që i vishni.

4. Mos i ngacmoni dhe mos i shtrydhni asnjëherë aknet! Kjo rrit inflamacionin dhe mund ta bëjë lëkurën më të prirur ndaj acarimeve

5. Ndërroni më shpesh çarçafët, këllëfët e jastëkëve dhe peshqirët tuaj rregullisht pasi ato mund të mbledhin vaj, qeliza të vdekura të lëkurës, baktere dhe mbetje nga flokët, lëkura dhe produktet e trupit.

6. Nëse i keni provuar të gjitha këto dhe ende keni akne të theksuara në zonën e shpinës, mund të konsultoheni me një dermatolog, për t’u njohur më mirë me problemet dhe trajtimin përkatës.

SHKARKO APP