Pse vajzat koreane janë gjithmonë të freskëta dhe të reja?

Shumë vajza dhe gra e kanë zili rininë e vajzave koreane të cilat duket sikur janë të bukura dhe të freskëta gjithmonë.

Madje produktet e lëkurës që prodhohen në kore shumë i konsiderojnë si “revolucionare”.

Këto  kanë pushtuar industrinë e bukurisë shumë kohë më parë dhe vazhdon të fitojë gjithnjë e më shumë admirues që betohen se bën një ndryshim fenomenal.

Por si kujdesen koreanet për pamjen?

Kujdesi korean i lëkurës ka disa truket dhe përdorime të disa përbërësve novatorë dhe kur kombinohen ato krijojnë diçka “magjike”.  Ato fillojnë me një pastrim të gjatë dhe me disa përbërës: fillimisht vajin pastrues për fytyrën, larësin me bazë ujin dhe një herë në javë një skrab të lehtë. Pas cdo produkti që vendosin veprimi kresorë për ta është masazhimi i fytyrës: poshtë syve, në pjesën e mollzave dhe në qafë. Pjesa më e rëndësishme është vendosja e tonerit dhe më pas e kremit hidratues menjëherë pas larjes. Nuk duhet të kalojë as një minutë pasi fytyra fillon dhe thahet.  Përdorimi i vitaminës C është i rëndësishëm për zbardhjen dhe njëtrajtshmërinë e ngjyrës së lëkurës. Ginsengu: Është me patjetër produkti më I përdorur dhe efikas në mjeksinë koreane. Ai është pjesë përbërëse e shumë kremrave dhe maskave të fytyrës. Acidi hialuronik dhe kërmilli janë dy përbërësit e tjerë të domosdoshëm për parandalimin e plakjes.  Nqs doni të ndiqni rregullat e tyre mos dilni kurrë nga shtëpia pa kremin mbrojtës.

 

SHKARKO APP