Psikologët: Si të mos shqetësoheni kaq shumë prej koronavirusit

A man wears face mask and plastic bag as a glove checks a product next to empty shelf of tissue papers at a supermarket in Hong Kong, Friday, Feb. 7, 2020. In recent days, residents have been buying large amounts of products because they fear that border restrictions, which were enforced to control the coronavirus outbreak, may affect supply flows into Hong Kong. (AP Photo/Kin Cheung)

“Është e kuptueshme se duhet të ketë një nivel shqetësimi. Mendja jonë po bën atë që duhet”, tha Dr. Sinclair.

Psikoterapistja Silva Neves pajtohet por paralajmëron se “paniku gjithashtu është ngjitës”.

Këto janë këshillat që ofrohen nga ekspertët shëndetësor, sipas The Independent:

Mos u mundoni të injoroni simptomat fizike të stresit

Neves thotë se në momente paniku duhet të përpiqeni të merrni frymë thellë; uluni dhe llogaritni se sa herë merrni frymë për dhjetë sekonda. Pastaj përsërisni të njëjtën gjë.

Mbani një fletore që të regjistroni shqetësimet tuaja

Elizabeth Turp nga Shoqata Britanike për Këshillim dhe Psikoterapi (BACP) thotë se mund të bëni diçka praktike – diçka që mund ta kontrolloni – për të ndihmuar në shprehjen e ankthit. Ajo sugjeron të shkruani në një ditar ose fletore.

Shmangni spekulimet dhe përqendrohuni në fakte

Në një botë informacionesh që aktualitetet përditësohen çdo sekond të ditës në rrjetet sociale, mund të jetë më e lehtë të mënjanoni spekulimet.

SHKARKO APP