Puna e ëndrrave, tashmë mund të paguheni nëse udhëtoni për Krishtlindje

Nëse jeni nga ata persona që akoma e brenda tyre shpirtin e Krishtlindjeve, atëherë kjo mund të jetë punë për ju.

Elfët e Krishtlindjeve dëshirojnë të ndihmojnë përhapjen e gëzimit të Krishtlindjeve gjatë gjithë sezonit të pushimeve.

Lapland Safaris janë të interesuar për persona që të punojnë me orar të plotë nga nëntori deri në janar në rajonin më verior të Finlandës, si elfë ndihmës, duke bërë punë si udhërrëfyes për mysafirët, shofer për autobusin e elfëve apo edhe thjesht duke përqafuar frymën festive.

Përshkrimi i punës thotë:

Një elf është në të njëjtën kohë një argëtues, një udhërrëfyes dhe një krijesë mitike e Krishtlindjes. Ne presim që elfët tanë të jenë njerëz energjikë, pozitivë me aftësi të mira të komunikimit me konsumatorët … aftësitë në gjuhën angleze janë thelbësore dhe aftësitë e tjera gjuhësore (frëngjisht / spanjisht / gjermanisht) janë të dobishme.”

Të jemi të sinqertë, të jesh një elf i Krishtlindjeve tingëllon si një punë shumë e vështirë – por nëse keni shpirtin e Krishtlindjeve, do të jeni një përshtatje e përkryer për këtë punë.

Trajnimi është pjesë e Akademisë së Mikpritjes Arktike në bashkëpunim me Safaris Lapland, Hotelet Lapland dhe shkollat ​​lokale në turizëm.

SHKARKO APP