Punët e së ardhmes që nuk i keni dëgjuar asnjëherë
Falë modernizimit tregu i punës ka ndryshuar më shumë në dekadën e fundit sesa në gjysmën e shekullit të kaluar. Disa profesione kanë ndryshuar në mënyrë drastike, ndërsa të tjerët janë zhdukur plotësisht. Ja disa punë që fëmijët e këtij brezi mund ti kenë si profesion në të ardhmen:
Këshillues i lojërave online
Duke qenë se një pjesë tepër e madhe e fëmijëve luajnë tashmë lojëra vetëm në pajisjet e tyre teknologjike , ky shkaktar mund të lind një profesion të ri ku fëmijët të paguajnë një këshillues dhe udhëzues se si të përmirësojnë aftësitë në lojërat online.
Sot pothuajse çdo kompani video-lojërash ka përfitime miliarda dollarë dhe pothuajse 15 milion përdorues online çdo ditë.
Udhëzues i Inteligjencës Artificiale
Inteligjenca Artificiale është aftësia e individëve të njohin emocionet e tyre dhe ato të të tjerëve, të dallojnë ndjenjat e ndryshme dhe t’i emërtojnë ato në mënyrë të përshtatshme, të përdorin informacion emocional për të udhëhequr të menduarit dhe sjelljen, dhe për të menaxhuar emocionet për t’u përshtatur me mjedisin ose për të arritur qëllime të caktuara
Ne jemi në një epokë ku inteligjenca emocionale është gati të bëhet tregtia më e rëndësishme. Së pari duhet të ndërmerrni hapat për të rritur dhe përmirësuar inteligjencën tuaj emocionale. Përqafoni shumë burime në dispozicion, dhe ju do të zhvilloni një pasuri profesionale që së shpejti do të bëhet e paçmueshme.
Kriptolog kuantik
Duke qenë se teknologjia sa vjen e avancon më shpikje të reja, ka akoma trende më të mëdha të teknologjisë që presin të zbulohen në vitet e ardhshme. Disa nga fushat mund të përmendim: Inteligjenca artificiale, realiteti virtual, informatika kuantike, duke u llogaritur fuqia përpunuese e të cilave është shumë herë më e madhe se ajo e kompjuterëve të sotëm.
Ndërsa epoka kuantike do të sjellë zhvillime pozitive, ekziston edhe një kërcënim kuantik – për të dhënat dhe sigurinë kombëtare. Si e tillë, do të ketë mundësi të pashmangshme për të edukuar një forcë punëtore në rritje të kibernetikës për të luftuar këtë kërcënim.
Arkitekt, ndërtues ose projektues i shtëpive të zgjuara
Investimet e zgjeruara dhe përmirësimet e vazhdueshme teknologjike që po shohim janë dëshmi e revolucionit të tregut të drejtuar nga shitjet e orendive shtëpiake.
Ndërsa koncepti shtëpisë së zgjuar vazhdon të zhvillohet, një valë e re e ndërtuesve dhe arkitektëve do të jetë e ngarkuar me hartimin e këtyre shtëpive për të qenë “shtëpi të mençura” dhe për të projektuar se si shtëpitë mund të integrohen me teknologjinë tjetër. Shkurtimisht, projektuesit tradicionalë të shtëpisë dhe arkitektët që njohim sot do të rimendohen krejtësisht.