Që pushimet e këtij fundviti të mos duken ndryshe: 10 pyetje për të ndryshuar atmosferën
Jemi përgatitur që ky sezon festash do të duket goxha ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të kufizimeve kundër Covid-19, por sidoqoftë, mund të bëjmë ende më të mirën tonë për të kaluar sa më mirë.
Mund t’i dedikoni më shumë kohë zbukurimeve të shtëpisë, merruni më seriozisht me pemën dhe kthejeni shtëpinë në një vend të vogël ku të duket që Krishtlindjet kanë ardhur. Përveç kësaj, festoni bashkë, por të ndarë- që do të thotë përmes FaceTime-it, Zoom-it apo Skype-it. Ushqimet janë pika e tretë e fortë e këtij fundviti. Mund të shpalosni gjithë imagjinatën tuaj gjatë ditëve pushim sepse çfarë do bëni tjetër?!
Ndërkohë, përveç aktiviteteve më lart, sigurohuni të bëheni pak nostalgjikë për të mos ndjerë largësinë fizike që solli ky vit. Krijoni një atmosferë të ngrohtë duke e nisur nga pyetjet më poshtë:
1.
Kur mësove që Babagjyshi nuk ekziston në të vërtet?
2.
Cila ka qenë dhurata më e bukur që ke marrë ndonjëherë për Krishtlindje?
3.
Cili është kujtimi më i bukur që mban mend gjatë pushimeve të fundvitit?
4.
Ku do të pëlqente t’i kaloje Krishtlindjet?
5.
Çfarë tradite familjare keni që e bëni çdo vit?
6.
Jeni më shumë fansa të dritave të bardha apo atyre me ngjyra?
7.
Filmi më i dashur i Krishtlindjeve?
8.
Për çfarë je më shumë mirënjohës/e këtë vit?
9.
Cila është historia klasike që e lidh gjithnjë me Vitin e ri dhe Krishtlindjet?
10.
Ushqimi që ha më shumë në darkën e Vitit të Ri?