Qeveritë po ndjekin masa drakoniane. Por çfarë do të thotë “drakoniane”?

Çfarë do të thotë termi “masa drakoniane”? Për të kuptuar se çfarë do të thotë termi “masa drakoniane”, duhet zbërthyer së pari fjala “drakoniane”.

“Drakoniane” vjen nga “Draco”. Draco ishte ligjvënësi i parë i Athinës në Greqinë e Lashtë dhe ishte përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e një kodi të shkruar ligjor (para Drakos, sistemi përbehej nga rregulla orale dhe gjakmarrja).

Ligjet e Drakos njiheshin si shumë të ashpra, për ta konkretizuar këtë konstatim duhet thënë se dënimi me vdekje u zgjodh si dënim edhe për vepra shumë të vogla të kundërvajtjes administrative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, fjala “drakoniane” përdoret për të përshkruar diçka që është jashtëzakonisht e ashpër. Ky është përkufizimi i “masave drakoniane”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: davemanuel.com – SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?