Qyteti ku meshkujt kanë tri të dashura (FOTO)
Monogamia është themeli i shoqërisë sonë.
Një qytet në hall, për shkak se atje jetojnë aq shumë femra sa që shumica e meshkujve i kanë nga dy ose tri të dashura.
Dongguan, në jug të provincës Guangdong në Kinë, është i njohur për prodhimin e produkteve elektronike iPhone dhe iPad – dhe gjithashtu njihet si ‘kryeqyteti kinez i seksit’.
Falë rregullës kineze për të lindur vetëm një fëmijë që operon në Kinë tashmë e disa vite, vendi ka një çekuilibër të madh gjinor, duke pasur miliona më shumë femra se sa meshkuj.
Fabrikat lokale nuk preferojnë t’i marrin në punë meshkujt, pasi që nuk i shohin ata si të besueshëm dhe në vend të tyre ju ofrojnë punë më shumë femrave.
Kjo do të thotë se qyteti ka më shumë femra se meshkuj, me meshkuj të cilët kryejnë punë të rastësishme, duke i lënë shumicën e tyre pa punë.
Disa e pranojnë se kanë dy ose tri të dashura të përhershme në të njëjtën kohë. Një burrë tha për një TV lokal: – “Këtu është më e lehtë të gjesh të dashur se sa punë.”
Meshkujt e pakët kanë punë në fabrika janë në një pozitë edhe më të mirë kur është fjala për gjetjen e një të dashure, për shkak që shumica e femrave kalojnë orë të gjata duke punuar në linjat e prodhimit.
Kjo do të thotë se, nëse ata kërkojnë dashurinë, vendi ku mund ta gjejnë më së lehti është në fabrika.