Rajoni ku koronavirusi s’ka mbërritur ende, ndërsa maska është e detyrueshme

Rastet me koronavirusin janë duke u rritur ndjeshëm në të gjitha rajonet e Kanadasë, por është një prej tyre ku virusi nuk ka mbërritur ende. Nunavut është rajoni me verior i vendit dhe me popullsi më të vogël.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga nisja e pandemisë në këtë zonë nuk është raportuar asnjë rast me Covid-19, kjo falë masave të menjëhershme të marra nga autoritetet dhe izolimit natyral që dallon territorin, raporton A2.

Në mars, kur kufijtë e të gjithë botës u mbyllën, ndësa zyrtarët e Nunavut vendosën t’i merrnin të njëjtat masa për t’u përballur me rrezikun. Dhe në këtë mënyrë vendosën disa nga rregullat më të ashpra të udhëtimit, duke i ndaluar hyrjen çdo të huaji që nuk ishte rezident.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa qytetarët që ktheheshin nga jashtë janë të detyruar të qëndrojnë për dy javë në hotele të dedikuara, në qytetin e Winnipeg, të kontrolluar me roja. Që nga ajo kohë rreth 7.000 banorë kanë kaluar izolimin në këto qendra izolimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Midis tjerash, në të gjithë rajonin e Nunavut mbajtja e maskës është e detyrueshme, pavarësisht mungesës së rasteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?