Rast i rrallë! Njihni gruan pa fytyrë (FOTO)
Khadija Khatoon nga India Lindore ka jetuar tërë jetën pa fytyrë. 21 vjeçarja ka një masë të lëkurës të varur dhe nuk ka as sy e as hundë. Prindërit e saj janë shprehur se në fillim nuk ishin në dijeni për gjendjen e vajzës së tyre, por kur ajo u bë dy muaj filluan të shqetësoheshin sepse nuk i hapte sytë. Doktorët i thanë atyre që nuk mund të bënin asgjë për ta ndryshuar gjendjen e saj, madje sipas tyre nëse ajo do i nënshtrohet ndonjë operacioni ka shumë mundësi që të vdes. Gjendja e saj tani është duke u përkeqësuar për shkak se lëkura e tëpërt po vazhdon të rritet. Mjekët janë shprehur se mund të jetë një tumor i fshehur. Për shkak të gjendjes së saj ajo është privuar nga shkollimi dhe rrjedhimisht nuk ka shoqëri. “Familja ime janë të vetmit miq që kam”. Ajo më pas është shprehur se e ka pranuar veten dhe vazhdon të jetojë normalisht. “Nuk ka të bëjë me atë se si e përballojë këtë gjendje, por jam mësuar të jetojë kështu siç jam”.