“Raxha me njolla”, është një ndër krijesat më të rralla të deteve

Në brigjet e Sarasotas, në Florida, jeton kjo krijesë deti e cila njihet edhe si raxha shqiponjë e njollosur – një krijesë e bukur, por edhe misterioze, e detit.

Dihet shumë pak rreth reth saj, kështu që ekipet kërkimore nga Universiteti Atlantik i Florida dhe Mote Marine Lab janë pionier të teknikave të reja për t’i kuptuar më mirë mbi to.

Së bashku me etiketimin e raxhave për të gjurmuar lëvizjet e tyre, ekipi regjistron dhe analizon tingujt që bëjnë rraxhat kur hanë.

Këto metoda të reja të hulumtimit mund të hedhin dritë mbi zakonet e ngrënies së tyre dhe t’u japin studiuesve një kuptim më të thellë të kafshës dhe, si shtesë, të oqeanit në tërësi. Studiuesit tregojnë se ka një mori pyetjesh lidhur me këto krijesa të cilave ata duan t’ju japin përgjigje. Si për shembull çfarë ndikimi kanë ato në ekosistem dhe çfarë do ndodhte me ekuilibrat nëse do të zhdukej kjo specie?

Discovering the Mystery of the Eagle Ray

SHKARKO APP