Receta e “kremit magjik”, ky është anti-inflamatori më i fuqishëm që mund ta përdorni kudo

Shafran i Indisë është erëza më e përsosur, pastron infeksionet dhe zvogëlon inflamacionin. Bllokon zhvillimin e kancerit, dhe parandalon çmendurinë. Veçanërisht e dobishme për ata që luftojnë me dhimbjet. parandalon dëmtimet e mëlçisë, largon stresin, përmirëson humorin, ndihmon në uljen e kolestrerolit, përdoret si një antibakterial dhe rrit shëndetin e zemrës.

Ne do t’ju tregojmë një mënyrë të shpejtë për të përgatitur një pastë tepër efektive me këtë pluhur magjik. Mund ta përgatisni vetëm një herë dhe mund ta mbani në frigorifer për gati dy muaj, si dhe mund t’ja shtoni supave, pijeve, çajrave dhe qumështit.

Përbërësit:

1 gotë ujë

½ filxhan me pudër shafrani

¼ e filxhanit me vaj kokosi ose vaj ulliri

1 lugë me piper të zi, të bluar

Mënyra e përgatitjes:

Shtoni pudrën e shafranit në një tenxhere, bashkë me të edhe ujin në nxehtësi mesatare, derisa të kthehet në një masë kremoze të trashë.

Shtoni piperin e zi dhe vajin e kokosit ose të ullirit.

Gjithashtu mund të shtoni afërsisht 1-2 lugë mjaltë, kanellë ose kripë, e gjitha në varësi të shijeve tuaja.

Sapo kremi ka marrë masën e duhur, hidheni në një kavanoz qelqi dhe mund ta mbani në frigorifer deri për 2 muaj. Konsumoni 1-2 lugë në ditë nga kremi i përgatitur dhe shtojani ujit, lëngjeve apo çajrave që konsumoni.

SHKARKO APP