Receta/ Njihuni me pijen “magjike” që zhduk shtresat e dhjamit të barkut duke fjetur

Të gjithë duam të kemi një trup në formë, por humbja e yndyrës është një sfidë e madhe për të gjithë.

Edhe pse ushtrohemi nëpër palestra dhe djersisim shumë, sërish zhdukja e asaj shtrese yndyre në barkun tonë, na duket si një mision i pamundur. Ne tundohemi gjithmonë nga ushqimet e shijshme dhe për një moment harrojmë kilogramët tona të tepërta.

Rezervimi i yndyrës në barkun tonë kohë pas kohë e bën shumë të vështirë dhe pothuajse të pamundur shkrirjen e dhjamit. Edhe nëse agjëroni me orë të tëra, prap nuk do arrini qëllimin për humbjen e peshës plotësisht.

Por, ekziston një lëng që shkrin gjithë atë yndyrë në barkun tuaj.

Ky lëng jeshil i bërë me kastravec dhe majdanoz mund të përshpejtojë procesin e humbjes së peshës dhe ka rezultate të shkëlqyera nëse konsumohet rregullisht. Mjafton të konsumohet çdo ditë në të njëjtën kohë para të flini gjumë dhe zvogëlon fryrjen e stomakut si me magji.

Kastravec dhe majdanoz: Një kombinim magjik pwr dhjamin e barkut.

Të dy kastravecat dhe majdanozi janë perime të njohura për shëndetin dhe përveç ndihmës për humbjen e peshës, ofrojnë shumë përfitime të tjera për shëndetin e përgjithshëm.

Kastraveci ka përmbajtje të lartë uji dhe fibër dhe pothuajse asnjë kalori. Në fakt, 1 kastravec përmban vetëm 45 kalori dhe ndihmon në djegien e kalorive të tepërta duke nxitur procesin e tretjes.

Majdanozi njihet për vetitë e tij të buta diuretike dhe përmbajtjen e mineraleve dhe vitaminave të larta. Ajo jo vetëm që rrit aromat si salcë në sallata dhe pasta, por gjithashtu lehtëson mbajtjen e ujit dhe synon yndyrën e grumbulluar në trup.

Si të bëni lëng kastraveci me majdanoz:

Përbërësit:

-1 kastravec, i grirë feta-feta

-1 tufë majdanozi

-Gjysmë lugë çaji xhenxhefil të grirë

-1 lugë çaji lëng limoni

Metoda:

Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përzieni së bashku në një mikser derisa të kthehet në një formë të lëngshme pa copëza.

Pini këtë lëng çdo ditë gjatë natës, së paku 1 orë pas darkës për të marrë përfitimet e tij maksimale për humbjen e peshës.

Metabolizmi ynë është më i ngadalshëm gjatë natës. Kjo është arsyeja pse ne këshillohet të hamë më herët sepse sistemi jonë tretës nuk është aq aktiv sa është gjatë ditës. Konsumimi i lëngut të kastravecit me majdanoz, limon dhe xhenxhefil, tret ushqimin më shpejt ndërkohë që ju bëni një gjumë të rehatshëm.

SHKARKO APP