Refugjatja 105-vjeçare, më këmbë që nga Afganistani deri në Kroaci

 

Bibihal Uzbeki është një e moshuar afgane 105 vjeçe. Ajo ka kryer një udhëtim të pabesueshëm nga Afganistani në Kroaci, bashkë me mijërat e refugjatëve që iknin nga Kundiz, qyteti afgan ku para pak ditësh u bombardua spitali i Mjekëve pa Kufi.

Policët kroatë të pikës kufitare me Serbinë janë shastisur kur kanë marrë në dorë pasaportën e saj që tregonte moshën e thyer. Zëdhënësi i policisë Domagoj Dzigumovic tha për mediat se e moshuara ishte në gjendje mjaft të mirë, duke parë moshën dhe udhëtimin sfilitës.

Gruaja afgane u sistemua urgjentisht në tendate kampit të Opatovacit, më i madhi në Kroaci. Ajo erdhi në Ballkan duke kaluar nga Turqia. Deri tani në Kroaci kanë hyrë 264 mijë refugjatë lufte.

SHKARKO APP