Rekord i ri botëror në trafikun ajror, mbi 205 mijë fluturime në një ditë të vetme

13 korriku shënoi edhe rekordin botëror për trafikun ajror, ku brenda 24 orëve u regjistruan 205.468 udhëtime nga e gjithë bota.

Ky fakt është bërë i ditur nga ‘Flightradar24’, faqja suedeze e specializuar për ndjekjen në kohë reale të fluturimeve civile në të gjithë globin, shkruan tgcom.

Sipas këtij faqeje, ky rekord mund edhe të ‘thyhet’, pasi në dy vitet e ardhshme kulmi i fluturimeve shënon muaj gusht, periudha kur ka lëvizje të madhe të turistëve në të gjithë botën.

SHKARKO APP