Resorti turistik në Maldive ofron punën e “ëndrrave”, do qëndroni në një vilë me pamje mahnitëse
Nëse po kërkoni që të largoheni nga monotonia e përditshme, një resort në Maldive ofron punën perfekte për ju.
Edhe pse nuk zgjat për një kohë të gjatë dhe nuk ka ndonjë pagë marramendëse, kjo punë është një mundësi perfekte nëse ju pëlqejnë breshkat dhe oqeani me ujin e pastër si kristali.
Puna ofrohet nga resorti luksoz Coco Palm Dhuni Kolhu, në të cilin ndodhet gjithashtu një qendër për breshka deti, ‘Olive Ridley Project Marine Turtle Rescue Centre’.
Përshkrimi i punës tuaj do të jetë:
– Ushqimi i breshkave
– Pastrimi i akuariumeve
-Vëzhgimi i operacioneve dhe procedurave mjekësore të tjera
-Pjesëmarrja në misionet e shpëtimit
-Pjesëmarrja në aksionin e lirimit të breshkave të shëruara në oqean
-Ndërveprimi me personat që vijnë për të vizituar qendrën
– Postimi në mediat sociale të qendrës në fjalë
Personi që do ta fitojë punën do të akomodohet në një nga vilat e resorit me të gjitha të paguara.