Restoranti japonez punëson bodybuilding për të shpërndarë sushi

Kriza e pandemisë ka nxitur pronarët e restoranteve të bëhen më kreative për të shtuar shitjet. Në Japoni, pronari i një restoranti sushi ka dërguar miqtë e tij bodybuilding të shpërndajnë porositë tek klientët. Masanori Sugiura thotë se të ardhurat e restorantit janë rritur ndjeshëm.

Nga ky lloj shërbimi, me të ashtuquajturit “Delivery Macho”, 41-vjeçari tha se ka arritur të fitojë rreth 14,000 dollarë në muaj, që në fund të majit. Sugiura fillimisht punësoi gjashtë nga miqtë e tij, të cilët punonin në palestra fitnesi si staf të shpërndarjes së sushit, pasi mbetën të papunë gjatë pandemisë.

Pas dorëzimit të porosisë, djemtë heqin këmishat dhe pozojnë për foto duke ruajtur distancën shoqërore me klientët e tyre – të gjitha për një minimum prej 66 $ të shpenzuara për porosi.

Shërbimi është bërë viral në mediat sociale, dhe sipas Sugiura, restoranti i tij merr mesatarisht rreth 10 porosi në ditë.

SHKARKO APP