“Rilindja” e verërave ballkanike. Ja cilat janë 3 llojet më të njohura
Të thuash se Ballkani ka pasur një histori të trazuar do të ishte pak. Nën sundimin jugosllav, industria kolektive e verës ishte e fokusuar më shumë në sasi sesa në cilësi. Por siç ndodh me shumë prej ish-shteteve sovjetike, skena e verës në Ballkan po kalon një rilindje, duke u ngritur nga hiri i ish-Jugosllavisë. Ky rajon pati një histori prodhimi të verërave që i parapriu romakëve dhe fatmirësisht prodhuesit po rimarrin këtë trashëgimi dhe kanë kërkuar të nxjerrin identitetet e tyre pas komunizmit.
Për dashamirësit e verës të cilët e njohin mirë atë, Ballkani mbetet ende një sekret i ruajtur mirë, madje shpesh i harruar kur bëhet fjalë për rajonet më të mira të prodhimit në botë, ku ky rajon ka një mori llojesh shumë interesante unike dhe të guximshme për t’u zbuluar. Në vitet e fundit ata kanë filluar të bëjnë hapa para duke shtuar sasinë e varieteteve nëpër supermakete.
Ja cila janë 3 llojet e verërave të aksesueshme që nxjerrin në pah vlerat dhe cilësitë e zonës:
Vranac i Malit të Zi
Edhe pse një vend i vogël Mali i Zi ka një trashëgimi të gjatë në prodhimin e verës. Vranac konsiderohet si rrushi më i mirë në industrinë malazeze të verës i cili rritet gjithashtu edhe në Maqedoni. Me një shije çokollatë deri tek manaferra, duke kaluar më pas tek një shije specifike kanelle bëhet e qartë përse ky varitetet është kaq i përhapur në këtë rajon.
Grasevina Kroate
Kroacia është një vend më dy lloje klimash alpine dhe mesdhetare, duke e bërë kështu verën e tyre shumë unike. Vera e bardhë dominon prodhimin, ajo shpesh krahasohet me Resling-un me një shije delikate të lules që vjen pak më e fortë në fund. Graševina është jashtëzakonisht aromatike dhe shkon në mënyrë të përkryer me peshk, mish të pjekur në skarë dhe djathërat e forta.
Rara Neagra e Moldavisë
Vreshtat moldave janë shumë të njohura në Ballkan, më të përhapura janë Cabernet Sauvignon dhe Merlot. Megjithatë ekziston dhe varieteti i Rara Neagra i cili përkthehet “E zeza e rrallë”, i cili ka një profil të larmishëm në shije.
Burimi: Euronews
/ SCAN