Rrahu rojen e plazhit se donte të lëshonte kandilin në det

Po linte të lirë në det dhjetë kandila, të peshkuara nga një djalë, kur u rrah me grushta nga një plazhist që donte ta ndalonte t’i hidhte në det.

Viktimë e këtij sherri ka qenë një roje në plazhin e Riminit, në Viserba.

Roja e plazhit donte të respektonte urdhrin që ndalon peshkimin dhe vrasjen e kandilëve të detit, por ka hasur me inatin e babait të djaloshit që i kishte kapur, një burrë 37 vjeçar nga Rimini, i cili më pas u denoncua në polici për rrahje.

“Duhet t’i lësh të lirë”, duket se i ka thënë roja e plazhit 37 vjeçarit, i cili i është përgjigjur: “Shiko punën tënde”, shkruan tgcom.it

Më pas të dy kanë debatuar, derisa babai i djalit, i cili kishte peshkuar kandilët e detit, fillimisht ka dashur të vrasë kandilët e më pas ka goditur në kokë rojen e plazhit.

At e bir janë larguar por janë kapur shumë shpejt nga policia falë targës që disa dëshmitarë kishin arritur të ruanin në kujtesë.

Roja e plazhit përfundoi në ambulancë, ndërkohë që agresori u denoncua për ‘rrahje’.

SHKARKO APP