Rrëfehet Jolie: Kam vuajtur përkrah Brad Pitt

Angelina Jolie ka vendosur të ndajë me publikun ndjësitë e krijuara gjatë xhirimit të filmit “By The Sea”, duke u ndalur kryesisht tek të luajturit përkrah bashkëshortit të saj, Brad Pitt.

Sipas aktores 40-­vjeçare, ishte shumë e vështirë të argumentonte dhe të grindej me Pitt, gjatë realizimit të skenave që kishin si subjekt një çift të palumtur. Angelina madje ka rrëfyer se skenat e zënkave ishin të sikletshme për të gjithë stafin realizues të filmit.

Çiftit iu desh te improvizonin një shtëpi ku prindërit grinden si zakonisht, në mënyrë që puna të ishte më e thjeshtë! 

SHKARKO APP