Rreth 10,000 paund personi për të marrë pjesë, gruaja refuzon të shkojë në dasmën e së motrës
Dasmat mund të jenë goxha shtrenjta, sidomos nëse organizohen jashtë shtetit.
Por, një gruaje i është dashur që të refuzojë ftesën e së motrës pasi shpenzimet për të marrë pjesë në dasmën e saj ishin marramendëse.
Një grua me emrin Laietta ka kërkuar këshilla në rrjet pasi për të marrë pjesë në dasmën luksoze të motrës së saj në Karaibe i duhet të paguajnë plot 10,000 paund.
Duke shtuar që ajo dhe motra nuk është se janë shumë të afërta me njëra-tjetrën, Laietta tregoi se është detyruar që ta refuzojë ftesën pasi ishte e papërballueshme për familjen e saj.
Ajo shkruante:
Ajo na ftoi, mua, partnerin dhe fëmijën tonë të vogël, në dasmën që do të bëhet në Karaibe vitin tjetër me një kosto prej 10,000 paundësh për person, para të cilat ne nuk i kemi.”
Ajo tregon më tej se e motra u zemërua kur i tregoi që nuk mund të vinte dhe se prindërit i kishin ofruar ndihmë për para borxh, por gjithsesi nuk kishte pranuar.
Laietta shtoi më tej se preferonte t’i investonte paratë për të blerë ndonjë shtëpi sesa të merrte pjesë në një dasmë luksoze.