“Rrethrrotullimi i vdekjes”
Një nxënës pësoi lëndime të tmerrshme, pasi u detyrua të krijonte një marifet i njohur si ‘Rrethrrotullimi i vdekjes’.
Ideja ishte postimi i videos në YouTube.
Tyler Broome, 11 vjeç, nga Tuxford, Nottinghamshire në SHBA, pësoi dëmtime të lehta të trurit si dhe sy të fryrë. Ai u gjet pa ndjenja në afërsi të rrethit të lojërave.
Të rinjve iu ishte thënë të uleshin në mes të rrotës rrotulluese nga një grup adoleshentësh, që e rrotuan atë me shpejtësi të lartë.
Mjekët thonë se plagët e tij janë rezultat i nënshtrimit ndaj niveleve ekstreme të forcës gravitacionale (të njohur si forca G) që zakonisht përjetohen vetëm nga pilotët dhe astronautët.
Mjekët i thanë nënës së tij të tronditur se forca G ka dërguar gjak dhe lëngje të tjera në trurin e të riut.
/Ora News.tv/