Rusë dhe japonezë përgatisin robotin për ta dërguar në Hënë

Kompania ruse Android Technology dhe ajo japoneze GITAI, po planifikojnë të krijojnë një robot që do të funksionojë në sipërfaqen e Hënës, i tha kreu i së parës Yevgeni Dudorov.

“Kolegët nga Japonia po mendojnë në përafërsisht të njëjtin drejtim si ne, duke parë hartimin hap pas hapi të sistemeve robotike për eksplorim të hapësirës afër dhe larg. Ne të dy synojnë hënën, domethënë sisteme robotike që mund të funksionojnë dhe kryejnë detyra aty”, tha ai.

GITAI ka si specialitet robotikën antropomorfike dhe përdor kontrollues të ngjashëm me ata të zhvilluar nga Android Technology. Pajisja lejon që roboti të kontrollohet në modalitetin avatar, gjatë së cilës do të imitonte veprimet e një kontrolluesi njerëzor për të kryer procese të caktuara.

Një marrëveshje paraprake mbi bashkëpunimin u arrit kur përfaqësuesit e kompanisë japoneze vizituan Rusinë këtë javë.

“Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi. Më vonë do të bëjmë një strukturë të përbashkët të planeve për vitin 2020, 2021 dhe vitet e tjera”, tha Dudorov, duke shtuar se marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti.

gitai humanoids 2019 workshop v1 1

SHKARKO APP