Sa i lirë është kërkimi shkencor në Shqipëri? Raporti, jemi një prej vendeve më të lira në botë, marrim statusin “A”

Liria akademike është një faktor thelbësor në progresin shkencor. Në një kohë që bota është përfshirë nga një emergjencë e paprecedentë, të paktën gjatë 100 viteve të fundit, kërkimi shkencor është në një garë me kohën.

Akademikët dhe kërkuesit në cdo cep të globit janë duke punuar për t`i dhënë zgjidhje kësaj krize. Dhe në këtë pikë, liria akademike tregon shumë, sidomos duke krahasuar vendet. Një raport i fundit liston 202 shtete të botës pikërisht në aspektin e lirisë akademike. Të dhënat i referohen viteve 1900-2019, mbi 8 indikatorë si dhe mbi 110 mijë pika observimi.

Raporti është publikuar nga një bashkëpunim i gjerë i Institutit global për politika publike dhe një sërë institucionesh të tjera, përfshirë universitetin e Nurenbergut. Por si renditet Shqipëria në këtë raport? Në listën e vendeve me lirinë më të madhe akademike.

Rreth 200 shtetet e botës të analizuara ndahen në 5 kategori, statusi “A” i referohet atyre shteteve që kanë pikët më të lartë në indeks, e për rrjedhojë edhe nivelin më të lartë të lirisë akademike, ndërsa ata që marrin statusin “E”, kanë nivelin më të ulët të lirisë. Shqipëria merr statusin A, si asnjë vend tjetër i rajonit, duke grumbulluar, 0.848 pikë, me një pikëzim nga 0 në 1, ku 1 tregon liri maksimale. Vende si Kroacia, Rumania apo Franca janë më keq se ne, në këtë kategori, thotë raporti në fjalë. /SCAN

SHKARKO APP