Sa më shumë të putheni me qenin, aq më mirë ju bën për shëndetin
Thuhet shpesh se qeni është miku juaj më i mirë. Po ashtu është e vërtetuar se nëse keni një qen, kjo është diçka e mirë për mirëqenien tuaj. Por duhet të dini se përfitimet shëndetësore duket se nuk mbarojnë me kaq. Shkencëtarët besojnë se puthja dhe lëpirjet e qenit ju bëjnë mirë. Kjo për shkak se disa mikrobe në zorrët e qenit kanë një efekt probiotik në trupin e pronarit. Kështu besojnë të paktën shkencëtarët e Universitetit të Arizonës. Sa më shumë t’ju puthë qeni, aq më shumë forcohet sistemi juaj imunitar.