Sa taksa paguajmë? – Sa 30% e PBB, norma e tretë më e ulët në Europë
Norma e taksave në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në Bashkimin Europian fiksohet në 40.3%, thonë të dhënat më të fundit të Eurostat që i referohen vitit 2018. Norma e taksave në raport me PBB matet si totali i të ardhurave nga taksat dhe kontributet shoqërorë në raport me prodhimin kombëtar, dhe nuk tregon vetëm masën e taksave që një shoqëri paguan, por edhe aftësinë e një shteti për t`i mbledhur këto taksa a kontribute.
Po Shqipëria në çfarë nivelesh është në këtë drejtim? Po të analizojmë llogaritë kombëtare dhe ato fiskale rezulton se në vitin 2018 të ardhurat nga taksat dhe kontributet shoqërore ishin 427 miliardë lekë. Kjo do të thotë se, norma e taksave në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në vendin tone, fiksohet në 29.5%, sipas të dhënave që i referohen vitit 2018.
Kjo normë është bindshëm përtej mesatares së Bashkimit Europian, por edhe asaj të eurozonës, që fiksohet në 41.7%. Po krahasuar me vendet e tjera europiane në çfarë pozitash jemi? Vetëm Rumania, në 27.1% dhe Zvicra në 28.1% raportojnë një normë më të ulët se Shqipëria. Në rastin e Bullgarisë kemi të bëjmë me një problematikë të ngjashme me ne, të ardhura të ulëta, ndërsa në rastin e Zvicrës, veç disa taksave të ulëta kjo normë vjen kryesisht si pasojë e prodhimit kombëtar të lartë. Një sërë institucionesh ndërkombëtare ndër vite, i kanë tërhequr vëmendjen autoriteteve shqiptare për të ardhurat mjaft të ulëta.
SCAN