Sa “vite jetë” duhen për blerjen e një apartamenti? Qyteti më i papërballueshëm në botë
Çmimet e banesave në Paris, Hong Kong apo Vancouver janë rritur me 150% që nga viti 2000, sipas kompanisë ndërkombëtare të Investimeve, UBS. Raporti i UBS studion koston e jetesës në të gjitha vendet e botës, si dhe vendet ku një profesionist duhet të punojë më gjatë për të siguruar një banesë afro 60 metër katror. Sipas këtij raporti, vendi në të cilin kushton më shumë blerja e një apartamenti nuk është as Amerika dhe as Europa. Më poshtë, ‘vitet e jetës’ që nevojiten në shërbim të një banese:
Hong Kong- 21 vite
Paris- 15 vite
Londër- 14 vite
Singapor- 12 vite
New York, Tokyo, Tel Aviv- 11 vite