Sallata e kultivuar në hapësirë, e sigurt dhe shumë e shijshme, thotë studimi

Në gusht të vitit 2015 NASA shpërndau një video ku astronatutët Skot Kelli, Kjell Lindgren dhe Kimiya Yui hanin sallatë të kultivuar në hapësirë.

Eksperimenti i parë për rritjen e produkteve ushqimore në hapësirë filloi në maj të vitit 2014 dhe që atëherë një shumëllojshmëri barishtesh janë rritur në stacionet hapësinore.

Analizat e kryera mbi to treguan se produktet janë shumë më të sigurta edhe se ato të rritura në Tokë, për shkak të mungesës së mikrobeve, raporton CNN.

“Aftësia për të kultivuar ushqime në një mënyrë që është e shëndetshme për ekuipazhin do të bëhet e domosdoshme teksa NASA përgatiet për misione shumë më të gjata,” thotë Kristina Khodadad, autore studimesh dhe kërkuese e NASA-s.

Astronautët mbështeten në pako të përgatitura që ringrohen në hapësirë. Aty bëjnë pjeë fruta të thata, gjalp kikiriku, pulë, mish viç dhe karkaleca, por asnjë sallatë nuk mund të jetë aq e procesuar sa të përballojë udhëtimin.

Sistemi ku rriten produktet ka madhësinë e një valixheje dore dhe mund të bëjë rreth 6 bimë.

SHKARKO APP