S’dini si ta prezatoni veten para të tjerëve? Ja mënyra më e mirë
Sa herë që do të gjendeni në një situate që duhet ta prezantoni veten para të tjerëve, është me rëndësi që të arrini t’i lidhni tri gjëra gjatë asaj kohe.
Si fillim duhet të gjeni lidhshmërinë mes jush, grupit dhe temës.
Mirëpo ky koncept është i njohur si “Trekëndëshi i besimit”, dhe kur e bëni atë mirë, publiku do të ju dojë dhe do të ju dëgjojë me kënaqësi gjatë prezantimit tuaj.
Veçse nëse flisni për veten pa u lidhur me temën, atëherë prezantimi do të jetë jashtë kuptimit. Por nëse flisni për veten pa u lidhur me grupin apo audiencën, atëherë thjesht askujt s’do t’i interesoni.
Gjithmon duhet ta bëni publikun të ndjehet rahat dhe të ketë interes ndaj jush, ose në të kundërtën ata nuk do t’u “besojnë”.
Për të arritur rezultate duhet që të jeni efektiv dhe kujdesuni t’i lidhni këto tri gjëra.