Seksi “tradicional” do të zëvendësohet, njerëzit nuk do kenë nevojë për njëri-tjetrin
Seksi ofron kënaqësi, lidhje, shpreh dashuri dhe epsh, por mbi të gjitha është akoma një kontakt themelor për riprodhim.
Marrëdhënia seksuale është një pjesë përbërëse e përvojës njerëzore dhe mbetet një nevojë që e ndjen cdo person.
Tashmë përdoren shumë pajisje dixhitale si vibratorë, lodra seksi apo pornografi online për të kënaqur veten pa patur kontakt me një qenie tjetër njerëzore. Në të ardhmen, përparimet tekonologjike mund ta zëvendësojnë seksin “tradicional”.
Sipas Neil McArthur, drejtor i “Centre for Professional dhe Applied Ethics” në Universitetin e Manitoba-s, pas shumë vitesh, njerëzit do kryejnë marrëdhënie seksuale pa patur kontakt fizik me njëri-tjetrin.
Neil McArthur: Në vitin 2050, do të jetë rritur një brez i cili do të ketë mundësi për të zgjedhur në menynë e mundësive seksuale. 30 vite më parë njerëzit nuk mund të imagjinonin se mund të ekzistonte pornografia në rrjet, Snapchati apo Tinderi. Tashmë ne nuk mund ta imagjinojmë jetën tonë seksuale pa to. 30 vjet më vonë, jeta jonë seksuale do të jetë e paimagjinueshme pa gjeneratën e re të teknologjisë seksuale.
Neil është i bindur se teknologjia është e ardhmja e seksit. Ai thotë se marrëdhëniet intime me një robot mund të jenë një gjë normale në 30 vitet e ardhshme.
Mbi të gjitha, Neil nuk e përjashton mundësinë që njerëzit do vazhdojnë të duan seksin me njëri-tjetrin dhe nuk do ndalojnë kurrë së bëri këtë.
Neil McArthur: Po, njerëzit dëshirojnë të kenë kontakt fizik me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk do ta ndalojnë këtë.
Digiseksualët, të cilët braktisin marrëdhëniet njerëzore në favor të përdorimit të teknologjisë, kurrë nuk do të jenë shumicë, por deri në vitin 2050 ata do të jenë një minoritet i rëndësishëm, diku midis 3% dhe 5% të popullsisë.