Sekuestrohen 2 ton kokainë

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Kosta Rika thanë të enjten (2 gusht) se kanë kapur një sasi rekord prej dy tonë kokaine .

Autoritetet filluan një operacion në Oqeanin Paqësor, pasi morën një informacion nga SHBA në lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike.

Rojet bregdetare bënë zbulimin e 2 mijë pakove të kokainës me peshë 1 kg secila.

Droga është gjetur në një anije me katër motorë, një lloj mjeti i transportit detar i përdorur shpesh nga trafikantët e drogës.

Shërbimi i rojes bregdetare të Kosta Rikës dhe policia thanë se tre burra kolumbianë u arrestuan dhe mbetën në paraburgim në Kosta Rika ku 6,7 ton drogë janë konfiskuar në 10 ditët e fundit.

SHKARKO APP