Sfidë me valët

Kushdo që dëshiron të rrëshqasë mbi valë sigurisht që në mend ka Norvegjinë. Një tokë terheqëse, por me një det tepër të ftohtë. Sërfi është shumë popullor dhe jo vetëm nga norvegjezët.

Sportistët  e përshkruajnë sfidën mbi  valë një përvojë mistike.Për ata që marrin hapat e parë në sërfing, rekomandohet periudha midis verës dhe fillimit të vjeshtës.

Këtu do të lexoni  destinacionet më të mira sërfing në Norvegji.

Në rajonin e Stavanger, plazhi Jaeren shtrihet në  11 kilometra dhe është më i gjati në Norvegji. Një ftesë e vërtetë për të eksploruar Detin e Veriut.

Sandvesanden Beach është një nga atraksionet më të bukura në Karmøy, një qytet i bukur në veri të Skudeneshavn. Falë erërave të forta ky është destinacioni ideal për sërf, kit-surfers dhe windsurfers.

Një gur i hedhur në jug të Sandvesanden është gjithashtu plazh i mrekullueshëm Mjølhussanden.

Surfing në ujërat e ftohta të Norvegjisë mund të jetë një përvojë e pashembullt për ata që nuk kanë frikë nga të ftohtit dhe dashuri për të provuar veten.

Hoddevik është ideale për praktikimin e këtij sporti të bukur dhe për fillestarët rekomandohet Laprote Sërf Camp.

Sërfi në ishujt Lofoten , në këtë arkipelag të bukur që ndodhet në veri të Islandës dhe Rrethi Arktik, temperatura mesatare e ujit është 5 gradë.

Kjo nuk është e mjaftueshme për të dekurajuar sërfërsat, të cilët kanë filluar të zbulojnë ishujt në vitet 60.

Kurset për sërf  janë të organizuara për  çdo nivel dhe duhet sinjalizuar Sërf Unstad.

SHKARKO APP