SHBA do të ndërtojë klonin e Shtëpisë së Bardhë

Për të mbrojtur jetën dhe familjen e presidentit të SHBA, shërbimi i fshehtë amerikan nuk i kursen shpenzimet. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. Zhozef Klensi, drejtori i Shërbimit të Fshehtë, do i kërkojë sot Kongresit financime në shumën 8 milionë dollarë, për të ndërtuar një kopje të përsosur të Shtëpisë së Bardhë.

Nëse parlamenti do të japë miratimin, replika do të ndërtohet afro 30 kilometra larg nga origjinalja, në Maryland. Kjo sepse aktualisht kush mbron Obamën stërvitet në një riprodhim rudimentar, pa një seri elementësh që do të mund t’i bënin më efikase stërvitjet.

Shërbimi i fshehtë është ndoshta i shqetësuar edhe nga një seri incidentesh që kanë ndodhur në muajt e fundit, shumë prej tyre të publikuar në Uashington Post, e që nuk kanë nxjerrë në pozicion të mirë ata që janë të ngarkuar të mbrojnë presidentin.

Në shtator, një person i armatosur ia kish dalë të penetronte në brendësi të Shtëpisë së Bardhë e të arrinte deri në Sallën Lindore, në godinën kryesore. Aty u arrestua. 

SHKARKO APP