Shefi i bën punëtorët milionerë, iu dhuron 1 miliard paund

Një drejtues i një kompanie me bazë në Manchester u ka dhuruar 74 punonjësve të tij një total prej 1 miliard paundësh në aksione. 48-vjeçari Matt Moulding, themelues i “The Hut Group”, tha se rreth 430 veta nga stafi janë shpërblyer gjatë 10 vjetëve të fundit.

Duke folur për “Mirror”-in Moulding tha: “Ne kemi bërë më shumë milionerë se çdo kompani tjetër në historinë e korporatave britanike. Janë 100 për qind të dhuruara, askush nuk është dashur të paguante asgjë. Ne kemi ndryshuar vërtet kaq shumë jetën.”

Numri i punëtorëve që do të përfitojnë do të rritet, pasi Mouldingu tha se planifikon t’u japë më shumë aksione atyre që punojnë për të, me 175 milion £ të rezervuara për t’u shpërndarë. 25 për qind e aksioneve të magnatit thuhet se vlen 1.6 miliardë paundë, ndërsa pagën e tij e dhuron për bamirësi.

SHKARKO APP