Sheiku miliarder i pakënaqur me vilën në Skoci me 16 dhoma gjumi

Pavarësisht se zotëron një vilë masive në Skoci, sundimtari miliarder i Dubait shpreson të zgjerojë edhe më tej dhomat akomoduese, duke shtuar një shtëpi me nëntë dhoma gjumi dhe dy lozha për stafin e tij.

Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum ka disa gra dhe 23 fëmijë që vizitojnë këtë ndërtesë gjatë verës.

Në një deklaratë, u zbulua se udhëtimet e familjes në Inverinate në Wester Ross të Skocisë, ishin ‘të kufizuara nga mungesa e akomodimit’.

Tani sunduesi i pasur, nëpërmjet kompanisë së tij të zhvillimit Smech Ltd, po kërkon të ndërtojë akomodimin ekstra.

Shtëpia aktuale ka 16 dhoma gjumi pranë një zone gjuetie, një pishinë dhe një palestër.

Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum, 69-vjeç, ka një pasuri prej 13.73 miliardë paund.

SHKARKO APP