Shenjat e horoskopit që shikojnë me sytë e shpirtit
Thënë ndryshe shenjat e horoskopit që janë më empatike. Një nga virtytet më të çmuara të njerëzimit që përshkruhet më së miri me fjalinë: “Empatia është dhimbja jote në zemrën time”.
Bricjapi
Mund të habitesh, por po. Bricjapi është një nga ata që i shikon njerëzit në thellësi.
Ujori
Një nga cilësitë kryesore të Ujorit është bujaria. Kjo i lë edhe shpeshherë duarbosh. Janë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe altruistë. Ata nuk presin që dikush t`i kërkojë ndihmë. E ofrojnë atë me pashë.
Virgjëresha
Kanë aftësi speciale për të kuptuar se çfarë nuk shkon mirë me të tjerët. Janë gati për të ofruar këshilla dhe sugjerime të shkëlqyera.
Peshqit
Kanë ndjeshmëri ekstreme, janë delikatë dhe kanë shpirt fisnik. Janë dëgjues të shkëlqyer dhe krijojnë lidhje të fortë me emocionet e tyre. Nuk është çudi t`i shikosh duke ndihmuar edhe të huaj që s`i njohin fare. Është meritë e empatisë.
Akrepi
Po, janë aq empatikë saqë meritojnë një shkrim më vete për këtë virtyt që kanë. Janë empatikët tipikë.