Shfaqet Hëna e përgjakur…Toka “shpëton” sërish

Eklipsi i rrallë i hënës, i quajtur ndryshe si “Superhëna” u shfaq natën e kaluar dhe u pa nga miliona njerëz në botë.

Hëna është shfaqur e plotë dhe me ngjyrë të kuqe në disa nga qytetet më të bukura të botës. Marseja, Parisi, Buenos Aires, apo Kajrokanë dhuruan pamje vërtet admiruese për të apasionuarit e yjeve dhe jo vetëm.

Eklipsi është shfaqur në Amerikën Veriore dhe Jugore, në Afrikën perëndimore dhe në Europë. Specialistët thanë se në ndryshim nga eklipsi i Diellit ai i Hënës mund të shihej me sy të lirë pasi nuk shfaq rrezikshmëri për shikimin dhe nuk nevojiten pajisje mbrojtëse. Eklipsi u shfaq edhe në vendin tonë në orët e para të mëngjesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky fenomen ndodh kur hëna është në pjesën më të afërt të orbitës së saj me Tokën, çka do të thotë se shfaqet rreth 8%  më e madhe dhe më e shndritshme në qiell.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë eklipsit Dielli, Toka dhe Hëna janë në një linjë të drejtë. Hëna shfaqet e skuqur përgjatë eklipsit total, duke u quajtur ndryshe si “Hëna e përgjakur”.

Ky fenomen është parë për herë të fundit në 1982 dhe do të na duhet të presim deri në vitin 2033 për ta parë sërish.

Megjithatë, edhe pse u shfaq “Hëna e Përgjakur”, Toka nuk u përmbys.

Studiuesit e Apokalipsit e lidhnin në këtë fenomen natyror me përmbysjen e botës, çka rezultoi sot se  teoria e tyre u rrëzua sërish.   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?