Shihet 95 mijë herë për pak orë për gabimin qesharak në avion

Një moment qesharak kur një burrë po përpiqej për të futur bagazhin e tij në kabinën e sipërme të një avioni është kapur në kamerat.

Burri shihet duke bërë përpjekje të shumta për të futur çantën në bagazh.

Pamjet u kapën nga një pasagjer që nuk mund të mbante të qeshurën, pasi stjuardesa detyrohet të vijë në ndihmë burrit duke i treguar mënyrën se si mund të vinte çantën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video u postua në internet me titullin: ‘Disa njerëz mendojnë ndryshe’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klipi prej 30 sekondash i shikua 95 mijë herë me shumicën e mediave sociale duke shkaktuar “hilaritet” për gabimin e çuditshëm.

“Kjo është aq qesharake. Çfarë mendonte ai se po bënte?”, shkruan dikush.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?