Shitet për 490 mijë dollarë kitara e Xhorxh Harrison

A­Një kitarë elektrike e përdorur nga ish-pjesëtari i Beatles George Harrison, në verën e 1963, është shitur në ankand në New York, për 490 mijë dollarë.

Njoftimin e ka bërë shtëpia e ankandeve Julien’s Auctions.

Bëhet fjalë për një Mastersound të 1963, që Harrison e kishte marrë nga një dyqan veglash muzikore britanike, për disa koncerte në Angli.

Harrison, i cili vdiq në vitin 2001 e kishte përdorur në fillim të viteve ’60, konkretisht në kohën kur këndonte në Klubin Cavern në Liverpoul.

SHKARKO APP