Shkencëtarët kinezë na tregojnë si të mbrohemi nga koronavirusi kur shkojmë në tualet

Shpëlarja e tualetit me kapak hapur lejon përhapjen e gimcave të aerosolit, të cilat mund t’ju infektojnë me koronavirus apo viruse të tjera, thonë studiuesit.

Pas lëshimit të ujit në WC, krijohet një efekt aerosol dhe pikat e imëta shpërndahen deri në një lartësi 91 centimetra nga toka, që do të thotë se ata mund të arrijnë sistemin e frymëmarrjes, kanë zbuluar ekspertët kinëze nga Universiteti Yangzhou. Mbyllja e kapakut mund ta shmangë këtë gjë.

Koronavirusi përhapet përmes pikave të ajrit nga kollitjet dhe teshtitjet, ose objektet që janë të kontaminuara.

Njerëzit e infektuar gjithashtu mund të kenë gjurmë të virusit edhe në jashtëqitjet e tyre, megjithëse ende nuk është e qartë nëse kjo është një mënyrë që e kalon sëmundjen tek të tjerët.

Shkencëtarët në të gjithë botën po testojnë ujërat e zeza për të përcaktuar sesi disa njerëz mund të jenë infektuar me koronavirus.

Viruse të tjerë mund të përhapet nga higjiena e dobët e tualetit, e njohur si transmetim fekal-oral.

Ndërsa uji derdhet në WC krijon turbullira dhe shumë pika përhapen nëpër ajër për më shumë se një minutë sipas autorit të studimit Ji-Xiang Wang dhe kolegëve të tij nga Universiteti Yangzhou, Kinë.

Dr Bryan Bzdek, nga Qendra e Kërkimeve Brosol Aerosol në Universitetin e Bristol, tha se megjithëse nuk kishte prova të qarta që koronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë, ka kuptim të merren masa paraprake.

Autorët e studimit sugjerojnë që kur të derdhim ujë në tualet të mbyllim kapakun, ta pastrojmë shpesh atë dhe çdo zonë tjetër kontaktim e më pas të lajmë duart.

SHKARKO APP