Shkencëtarët zbulojnë forcën e padukshme që mbron Tokën

 

Mund të tingëllojë si në filmat fantazi, mirëpo shkencëtarët nga Universiteti i Kolorados kanë bërë të ditur që pas një studimi të bërë kanë zbuluar që planeti ynë është i mbështjellë nga dy shtresa, në formë të unazës, shtresa të cilat janë të mbushura me protone dhe elektrone, duke mbrojtur kështu tokën.

Barriera e padukshme, që ndodhet rreth 11.600 kilometra mbi tokë parandalojnë futjen e elektroneve me energji të lartë në atmosferën e tokës.

“Duket sikur këto elektrone futen në një hapësirë, të rrethuar nga një xham”, ka thënë profesori Daniel Baker. “Ngjashëm me fushat, të cilat i shohim në “Star Trek”, që përdoren në film për të parandaluar futjen e alienëve në planetin tonë”.

SHKARKO APP