Shkoi në dasmën e shokut, përfundoi duke i marrë “nusen”

Një 40-vjeçare ka ‘ka shpikur një dasmë’ në mënyrë që të krijonte mundësinë vetës që t’i propozonte për martesë partnerit të saj.

Paul Schoproni mendoi se po shkonte në dasmën e shokut të tij të ngushtë, pa e ditur se dhëndri në fakt do ishte ai.

Schoproni mbeti i habitur kur pa partneren e tij, Aleasha Pilawa e cila doli e veshur me fustan të bardhë dhe nisi të ecte drejt altarit. Të gjithë të ftuarit në dasmë e dinin se çfarë po ndodhte vetëm, Paul-i vazhdonte të mos u besonte syve.

Aleasha tha se ai kishte gati dy vite që i propozonte për martesë por ajo e kishte refuzuar gjatë gjithë kësaj kohe pasi donte që t’i propozonte vetë.

Kur i doli përpara dhëndrit, 40-vjeçarja u ul në gjunjë dhe i kërkoi që të martoheshin bashkë.

Gjithsesi, Paul iu përgjigj me “Jo!”. Por, sigurisht ishte shaka.

SHKARKO APP