Shkrirja e akullnajave, mure në fund të detit

Inxhinierët po kërkojnë mënyra të reja për të frenuar rritjen e nivelit të deteve që parashikohet të ndodhë si pasojë e ngrohjes globale. Duke ngritur barriera shkëmbinjsh dhe rëre, kërkuesit besojnë se mund të ndalin rrëshqitjen e akullnajave të nënujshme që po shpërbëhen në thellësi.

Do të ishte një operacion drastik por mund të blinte kohë nëse ndryshimet e klimës do të vazhdojnë, mendon unioni gjeofizik evropian. Edhe pse nocioni mund të ngjasojë si fantashkencë, projekti është i realizueshëm.

Ne parashikojmë struktura shumë të thjeshta, grumbuj shkëmbinjsh dhe rëre në dyshemenë e oqeanit- thotë Michael Wolovick, kërkues në departamentin e gjeoshkencës në universitetin e princetonit në SHBA.

Shkrirja e akullnajave, si pasojë e temperaturave në rritje në pole, ka potencialin për të shkarkuar sasi të jashtëzakonshme uji në oqeane, duke rritur nivelin e tyre. Vetëm akullnaja Thwaites, një strukturë akulli me përmasat e Britanisë së Madhe, nëse do të shkrihej, do të rriste nivelin e deteve me tre metra.

SHKARKO APP