Shpella e 6.500 ton mbetjeve bërthamore vdekjeprurëse, ruajtja për gati 100,000 vite (FOTO)

Një shpellë qindra metra nën tokë, do të përdoret për të ruajtur mijëra ton mbetje bërthamore potencialisht vdekjeprurëse për gati 100,000 vite. Tabloiti britanik “Daily Express”, shkruan se në një kohë kur shumë vende anembanë botës punojnë për të pasur fuqi bërthamore për ti mbijetuar kërcënimit për luftë, këto mbeturina radioaktive janë një nga substancat më të rrezikshme në planet, raporton “Koha Jonë”.

Përkundër rreziqeve, ajo konsiderohet si një nga format më të pastra të energjisë. Sipas programit të Sistemit Informativ të Reagimit të Energjisë (PRIS) dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), thuhet se 19.7 për qind e energjisë së SHBA është bërthamore, ku Rusia merr 17.1 për qind nga ajo dhe Franca kryeson tryezën me 72.3 për qind të tyre.

Por problemi qëndron se si do të ruhen të sigurta mbetjet radioaktive. Në një përpjekje për të adresuar rreziqet, prej vitesh është duke u punuar në një shpellë prej 455 metra nën sipërfaqe në një zonë të thellë gjeologjike në Finlandë.

Me emrin “Onkalo”, që do të thotë shpellë në finlandisht, shpella nëntokësore e mbeturinave do të jetë në gjendje të mbajë 6.500 ton mbetje radioaktive për gati 100.000 vjet. Olkiluoto, një ishull finlandez, është shtëpia e dy prej katër centraleve bërthamor të vendit, ku dhe është duke u ndërtuar e pesta. Mesa duket zgjidhja shpellore duket popullore për ruajtjen e mbetjeve radioaktive.

Posiva, një organizatë e cila specializohet në menaxhimin e mbeturinave, ka preferuar shpellën nga magazinat e përkohshme të individualizuara, të cilat janë në rastin më të mirë një zgjidhje afatshkurte në krahasim me gjysmën e jetës së materialit radioaktiv.

Projekti filloi punën në vitin 2004, kur tuneli i aksit u punua për rreth 420 metra thellë. Dhe në vitin 2009 filloi faza e dytë dhe nëse gjithçka shkon sipas planifikimit, magazina nëntokësore duhet të jetë gati në vitin 2020.

Jorma Aurela, inxhinieri kryesor në Finlandë, u shpreh se: “Që nga katastrofa e Fukushima kemi pasur vizita nga qindra delegacione. Katastrofa bërthamore e Fukushima në Japoni, pa një central bërthamor të pësonte një shkatërrim katastrofik, kjo pasi një tërmet i fuqishëm shkaktoi cunamin vdekjeprurës në vitin 2011. Puna është ende në vazhdim për të adresuar pasojat nga fatkeqësia dhe zonat përreth janë kthyer në zona pa lëvizje”,- u shpreh ai.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP