Shpenzon 15 mijë paund në kirurgji për t’u pranuar në “Love Island”, dështon për të 4-ën herë

Një nënë 27-vjeçare nga Coventry, Britania e Madhe mund të quhet padyshim personi më pafat.

Emily Dorrell u njoftua se nuk do ishte pjesëmarrëse e ‘Love Island’ për të 4-ën herë, edhe pse shpenzoi 15 mijë paund në operacione plastike për tu pranuar në reality show-n e famshëm.

Dorrell, nënë e një djali 2-vjeçar, mendoi se pranimi në lojë do i hapte dyert e showbizz-it në vendin e saj.

Ndaj vendosi të bënte operacione plastike për rregullimin e aseteve të saj , në mënyrë që të rriste shanset për tu bërë pjesë e lojës.

Ajo shpenzoi 15 mijë dollarë për zmadhimin e gjoksin dhe të pasmeve duke besuar se do fitonte pikë për pjesëmarrjen në reality show.

Megjithatë Dorel nuk i bindi organizatorët dhe emri i saj nuk ishte midis atyre që do marrin rrugën drejt ‘Love Island’.

Por kjo nuk ishte hera e parë që 27-vjeçarja konkurroi. Ajo dështoi për të katërtën herë.

SHKARKO APP