Shpenzon 30 mijë paund për të shpëtuar nga gjoba 100 £, dhe prapë humbi

Një inxhinier i dalë në pension, shpenzoi £30.000 nga kursimet e tij vetëm që të mos paguante gjobën e shpejtësisë prej £100.

Richard Keedwell, 71, u shpreh se kompanisë ligjore që duhej të merrej me këtë çështje i ishte dashur rreth 3 vite e në këtë periudhë kishte shpenzuar gjithë trashëgiminë monetare të djemve të tij.

Ai sqaron me tej se gjatë udhëtimit të tij ditor në Worcester, kishte ngarë makinën me 35km/orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 30km/orë.

CPS (Crown Prosecution Service) kompania ligjore tha se çështja ishte e lidhur me nje sërë problemesh dhe për këtë arsye u zgjat në kohë.

Richard u shprehIsha vërtetë i surprizuar kur mora gjobën e shpejtësisë. Nuk e besoja dot se kisha ecur me shpejtësi. Nje ditë e thjeshtë u kthye në një të hidhur.

Kedëell apeloi kundër gjobës dhe kërkoi ndihmën e ekspertëve të elektronikës dhe videove, të cilët i dëshmuan gjykatës se kamera e shpejtësisë mund të jetë ngatërruar nga një makinë në korsinë afër ose mund të ketë ndodhur një defekt. Pasi e humbi çështjen, Kedëell humbi gjithashtu paraqitjen vijuese në gjyq, në muajin gusht.

Kedwell tha se priste që çështja të mbyllej shpejt, por shpenzoi £30.000 (këtu përfshihen: £21,000 për avokatët dhe  £7,000 per gjykatën, gjithashtu edhe për shpenzime gjatë udhëtimeve.)

Jo vetëm kaq humbi dhe gjyqin.

Z. Kedwell tha se u ndje fajtor që familja e tij e humbi çështjen dhe se kishte kaluar periudhë shqetësuese.

Jam i lodhur nga gjithë sistemi ligjor, – tha ai, – Më vjen keq që humba gjithë atë shumë monetare. Thjesht kërkoja drejtësi.

SHKARKO APP